Austin bisedon me homologun izraelit për lirimin e pengjeve në Gaza /        Foto: AA

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, në bisedën e tij telefonike me ministrin izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, shprehu vendosmërinë e tyre për të arritur një marrëveshje armëpushimi që do të sigurojë lirimin e pengjeve në Gaza.

Në deklaratën e tij në X, Austin deklaroi se ka folur në telefon me homologun e tij izraelit, Gallant për 6 pengjet, përfshirë shtetasin amerikan 23-vjeçar Hersh Goldberg-Polin, të cilët u gjetën të vdekur në qytetin Rafah në jug të Gazës.

Duke shprehur ngushëllimet më të thella për familjet e pengjeve, Austin theksoi se ata rikonfirmuan vendosmërinë e tyre me Gallant për të arritur një marrëveshje armëpushimi sa më shpejt të jetë e mundur që do të sigurojë lirimin e të gjitha pengjeve.

Në deklaratën e bërë nga ushtria izraelite, bëhet e ditur se në një tunel në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës janë gjetur trupat e 6 të burgosurve izraelitë.

Platforma e formuar nga familjet e pengjeve izraelite të mbajtur në Gaza kohët e fundit kishte mbajtur përgjegjës kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për vdekjen e 6 pengjeve izraelite, i cili "insiston në vazhdimin e pushtimit të Korridorit Philadelphi në vijën kufitare Gaza-Egjipt dhe minon marrëveshjet e shkëmbimit të të burgosurve".

AA