Policia në Bruksel të martën "neutralizoi" të dyshuarin e armatosur që qëndron pas vrasjes së të paktën 2 personave në kryeqytetin belg mbrëmjen e kaluar, njoftuan mediat lokale. I dyshuari, i cili u neutralizua herët në mëngjes në Bruksel, ishte i armatosuri në kërkim dhe që atëherë është shtruar në spital, thanë autoritetet belge, sipas transmetuesit RTBF.
Të shtënat kanë ndodhur rreth orës 19:15 sipas orës lokale të hënën, sipas transmetuesit publik VRT, i cili tregoi gjithashtu pamje amatore të një personi me një xhaketë portokalli fluoreshente dhe helmetë të bardhë duke zbritur nga një skuter dhe duke gjuajtur disa të shtëna me pushkë automatike.
Disa njerëz filluan të ikin në një ndërtesë, ndërsa personi i armatosur më pas shihet duke i ndjekur ata dhe duke hapur zjarr. Dy suedezët e vrarë ishin në Bruksel për të parë ndeshjen e futbollit mes Suedisë dhe Belgjikës.
Autoritetet në Bashkimin Evropian e kanë ngritur në nivelin e katërt kërcënimet terroriste në qytet, shkalla më e lartë, duke sinjalizuar një kërcënim serioz dhe të afërt terrorist.
Në pjesën tjetër të vendit, niveli i sulmit terrorist u ngrit në shkallën e tretë, duke përfaqësuar një kërcënim të mundshëm.
"Franca fqinje gjithashtu ka shtuar kontrollet në kufirin me Belgjikën", tha ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin.