Autoritetet e Izraelit: E pamundur të eliminohet Hamasi. / Foto: AA Archive

Kryetari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Tzachi Hanegbi, deklaroi se është "i pamundur" eliminimi i Hamasit si ide dhe argumentoi se është e nevojshme një ide alternative.

Lidhur me sulmet e Izraelit në Gaza, Hanegbi tha se Izraeli duhet të mbështesë propozimin me 3 faza të armëpushimit në Gaza të propozuar nga presidenti i ShBA-së, Joe Biden. Ai theksoi se koha "punon kundër" pengjeve.

"Është e pamundur të eliminohet Hamasi si ide", tha Hanegbi ndërsa pretendon se duhet krijuar një ide alternative ndaj Hamasit.

Në deklaratën e tij më 19 qershor, zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari tha se Hamasi është ide dhe një parti politike. "Hamasi është i rrënjosur në zemrat e njerëzve. Ata që mendojnë se ne mund ta eliminojmë Hamasin gabojnë", tha ai.

Netanyahu reagoi ndaj deklaratave të Hagarit, duke argumentuar se qëllimi i kabinetit të sigurisë ishte "të shkatërrojë Hamasin ushtarakisht dhe administrativisht dhe se ushtria izraelite është e detyruar ta bëjë këtë" lidhur me sulmet në Gaza.

TRT Balkan / agjencitë