Avionët luftarakë izraelitë nisin sulme të reja ajrore në Jemen           / Foto: AA

Avionët luftarakë izraelitë kanë nisur një valë të re sulmesh ajrore në Jemen mes tensioneve në rritje rajonale lidhur me luftën gjenocidale të Izraelit në Gaza.

Siç raporton tranmetuesi publik izraelit KAN, sulmet e reja vunë në shënjestër disa vende në aeroportin e kryeqytetit Sana dhe portin Al-Hudaydah në Jemenin perëndimor.

Nuk ka ende detaje rreth viktimave apo dëmeve.

Sulmet përkuan me një fjalim televiziv nga udhëheqësi i grupit Houthi, Abdel-Malik al-Houthi.

TRT Balkan / agjencitë