Avioni-ambulancë i Türkiyes dërgon tre fëmijë të plagosur nga Gaza. / Foto: AA

Një avion-ambulancë i Ministrisë së Shëndetësisë së Türkiyes është ngritur nga aeroporti Al-Arish i Egjiptit për të sjellë në Türkiye tre fëmijë të plagosur nga Gaza.

Sipas informacioneve të siguruara, avioni-ambulancë këtë herë është vënë në veprim për tre fëmijët e plagosur nga Gaza.

Avioni-ambulancë i cili mori fëmijët e sjellë në aeroportin Al-Arish të Egjiptit pas sigurimit të kalimit të tyre nga Gaza dhe më pas u nis drejt Türkiyes ku do të ulet në Aeroportin Esenboğa në kryeqytetin Ankara.

Fëmijët e plagosur do të priten nga ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, në terminalin e përgjithshëm të aeroportit.

Nga këtu, fëmijët do të transportohen me ambulancë në spital për trajtimin e tyre.

TRT Balkan / agjencitë