Baykari mund të punojë me Leonardo-n italiane pasi bleu Piaggio Aerospace            / Foto: AA

Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Italisë, Adolfo Urso, ka bërë të ditur se prodhuesi turk i mjeteve ajrore pa pilot "Baykar" mund të krijojë bashkëpunim me gjigantin italian të mbrojtjes "Leonardo" pas blerjes së fundit të kompanisë italiane "Piaggio Aerospace".

"Shitja e 'Piaggio Aerospace' tek 'Baykar'-i turk lejon rinisjen e një kompanie strategjike dhe na lejon të përvijojmë një partneritet më të gjerë teknologjik dhe industrial midis Italisë dhe Türkiyes, i cili gjithashtu do të ketë zhvillime të rëndësishme në projekte të tjera me interes të madh për vendin tonë", tha Urso në Senatin Italian.

"Në këtë kontekst të forcimit të marrëdhënieve industriale midis Italisë dhe Türkiyes, po studiojmë aleanca të mëtejshme me kompani në sektor si 'Leonardo' për ta forcuar sektorin tonë të hapësirës ajrore dhe lidershipin tonë në BE", tha Urso.

Muajin e kaluar, "Baykar" njoftoi blerjen e "Piaggio Aerospace", kompaninë e hapësirës ajrore të themeluar në Itali në vitin 1884.

Sipas Institutit Ndërkombëtar të Kërkimit të Paqes në Stokholm, gjiganti i hapësirës ajrore dhe i mbrojtjes "Leonardo" është kompania e 13-të më e madhe e mbrojtjes në botë dhe e dyta më e madhe në Evropë.

TRT Balkan / agjencitë