Italia dhe Anglia së bashku kundër "emigracionit ilegal" në Evropë.     /Foto: Reuters

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe homologu i saj britanik Rishi Sunak janë zotuar të luftojnë "emigracionin ilegal" në Evropë, duke e përshkruar këtë çështje një krizë humanitare me fundosjen e varkave të pasigurta që këtë vit kanë marrë jetën e më shumë se 2 mijë personave.

"Çdo javë, mijëra emigrantë kalojnë Mesdheun për të arritur në Itali, duke hyrë ilegalisht në Evropë. Shumë prej tyre nisen në veri dhe kalojnë Kanalin Anglez për të arritur në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo është arsyeja që si krerë të qeverisë së Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar po punojmë së bashku për të ndaluar varkat dhe u bëjmë thirrje të gjithëve të veprojnë me të njëjtën ndjenjë urgjence", tha Meloni dhe Sunak në një shkrim të përbashkët të botuar në të përditshmen italiane “Corriere Della Sera”.

Krerët e dy vendeve theksuan se me bandat kriminale që shfrytëzojnë dhe përfitojnë nga mjerimi i më të pambrojturve është një krize etike, ndërsa me fundosjen e varkave të pasigurta që kanë marrë mbi 2 mijë jetë është një krizë humanitare.

TRT Balkan / agjencitë