BE dënon vrasjen e punonjësve të ndihmës në sulmin izraelit në Gaza /     Foto: AA

Bashkimi Evropian (BE) dënoi vrasjen e punonjësve të organizatës ndërkombëtare, World Central Kitchen (WCK) me seli në ShBA, në sulmin e Izraelit në Gaza.

Përfaqësuesi i Lartë të Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, dhe Komisari i BE-së për Menaxhimin e Krizave dhe Ndihmën Humanitare, Janez Lenarcic, reaguan përmes platformës sociale X lidhur me vrasjen e punonjësve të ndihmës humanitare në sulmin izraelit.

"Dënoj sulmin dhe bëj thirrje për hetim" ka theksuar Borrell duke vlerësuar: "Pavarësisht të gjitha kërkesave për mbrojtjen e civilëve dhe punonjësve të ndihmës humanitare, shohim humbje të reja të pafajshme".

"Dënoj edhe një sulm tjetër ndaj punonjësve të ndihmës humanitare në Gaza. Kjo tashmë duhet të ndalet. Armëpushim tani", tha Lenarcic nga ana tjetër.

Organizata ndërkombëtare e ndihmës me seli në ShBA, WCK njoftoi se 7 punonjës të saj vdiqën në sulmin e djeshëm izraelit në Gaza.

AA