BE-ja: 50 milionë euro për Agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë / Photo: AA

Komisioni Evropian ka njoftuar të premten se javën e ardhshme do të shpërndajë 50 milionë euro (54,1 milionë dollarë) për agjencinë e OKB-së që vepron për refugjatët palestinezë (UNRWA), raporton Anadolu.

Në një deklaratë të KE-së thuhet se kësti i dytë dhe i tretë prej 16 milionë eurosh do të lëshohen më vonë.

"Përveç mbështetjes për UNRWA-në, Komisioni mbetet plotësisht i përkushtuar për të adresuar gjendjen e vështirë humanitare të popullit palestinez, veçanërisht në Gaza, por edhe më gjerësisht në rajon.”, komunikon KE-ja.

Nisur nga ky qëllim, KE-ja deklaroi që do të ndahen gjithashtu 68 milionë euro shtesë për vitin 2024.

Pagesa shtesë do të sjellë shumën totale në 150 milionë euro, thuhet në deklaratë.

Sipas KE-së, Komisioni ka ndarë 125 milionë euro ndihma humanitare për palestinezët që do të shërbejnë për vitin 2024. Aktualisht, sot po lëshohen 16 milionë eurot e para.

Ndërkaq, disa vende kanë pezulluar fondet e tyre për UNRWA-në në janar pas akuzave të Izraelit se 12 nga mijëra punonjës të agjencisë morën pjesë në sulmin e 7 tetorit të Hamasit ndaj Izraelit. Nisur nga ky fakt, agjencia po heton pretendimet, por ka paralajmëruar se ndërprerja e financimit rrezikon një katastrofë.

AA