Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, tha se BE-ja u është mirënjohëse OKB-së dhe Türkiyes për rolin e tyre në kthimin e Rusisë në marrëveshjen e Iniciativës së Drithit në Detin e Zi.
Në një deklaratë nga media sociale, Borrell tha se "BE-ja u është mirënjohëse OKB-së dhe Türkiyes për shkak të roleve të tyre në vendimin e Rusisë për rikthim në Iniciativën e Drithit në Detin e Zi".
"Ushqimi nuk duhet të përdoret kurrë si një armë lufte", theksoi Borrell i cili akuzoi Rusinë për nxitje të krizës globale ushqimore dhe vuri në dukje se eksporti i drithit bart një rëndësi jetike në parandalimin e krizës.
Ai ftoi të gjitha palët që të rinovojnë marrëveshjen për korridorin e drithit në Detin e Zi.
Rusia më 29 tetor njoftoi pezullimin e marrëveshjes lidhur me daljen e eksportin e drithit nga Ukraina.
Ministria e Jashtme ruse e akuzoi Ukrainën për abuzim me korridorin humanitar të formuar për eksportin e drithit dhe për kryerjen e sulmeve ajrore dhe detare me mjete ajrore pa pilot kundër infrastrukturës dhe flotës së anijeve ruse të Deti të Zi në bazën detare në Sivastopol.
Presidenti Recep Tayyip Erdoğan në një deklaratë dje njoftoi se korridori i drithit është rihapur ashtu si më parë.
"Moska i konsideron si të mjaftueshme garancitë që ka marrë dhe qeveria ruse do të vazhdojë pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen e drithit", tha Ministria ruse e Mbrojtjes.
3 Nën 2022
BE-ja falënderon Türkiyen dhe OKB-në për korridorin e drithit
Borrell tha se "BE-ja u është mirënjohëse OKB-së dhe Türkiye-s për shkak të roleve të tyre në vendimin e Rusisë për rikthim në Iniciativën e Drithit në Detin e Zi".
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Spanja “nuk do ta lejojë” planin e Trumpit për zhvendosjen e palestinezëve
“Asnjë operacion i pasurive të paluajtshme nuk mund të mbulojë poshtërsinë, krimet kundër njerëzimit dhe turpin e asaj që është bërë në Gaza viteve të fundit. Nuk do ta lejojmë këtë. Spanja nuk do ta lejojë këtë”, tha kryeministri Sanchez.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.