BE-ja premton mbi 1 miliard dollarë për rindërtimin e Türkiyes pas tërmetit. / Photo: AA

Komisioni Evropian premtoi të hënën mbi 1 miliardë euro për rindërtimin e rajoneve të goditura nga tërmetet masive në Türkiye.

"Kam kënaqësinë të njoftoj se vetëm Komisioni Evropian do të mbështesë Türkiyen me 1 miliard euro për rindërtimin pas tërmetit," tha Ursula von der Leyen në Konferencën e Donatorëve Ndërkombëtarë të “Së bashku për Popullin në Türkiye dhe Siri”.

"Shtëpitë, shkollat dhe spitalet duhet të rindërtohen me standardet më të larta të sigurisë sizmike, ujit dhe kanalizimeve, ndërsa infrastruktura tjetër kritike duhet të riparohet," tha ajo.

Von der Leyen theksoi gjithashtu se BE-ja nuk dëshiron vetëm të ndihmojë viktimat e tërmeteve "të mbijetojnë, por të rindërtojnë jetën e tyre".

Ajo njoftoi gjithashtu një paketë të mëtejshme prej 108 milionë eurosh për ndihmë humanitare dhe rikuperim të shpejtë në Siri.

Më 6 shkurt, tërmete me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë goditën Türkiyen jugore, duke marrë jetën e mbi 50.000 njerëzve.

Rreth 13,5 milionë njerëz janë prekur në 11 qytete, duke përfshirë Kahramanmaraş, Adiyaman, Hatay dhe Gaziantep.

Në Sirinë fqinje, të paktën 4.500 njerëz humbën jetën dhe më shumë se 8.700 u lënduan.

TRT Balkan / agjencitë