Belgjika dënoi sulmin e fundit izraelit në një shkollë në Gaza

Belgjika dënoi sulmin e fundit izraelit në një shkollë në Gaza

“Ne përsërisim thirrjen tonë për armëpushim”, tha Ministria e Punëve të Jashtme belge.
Belgjika dënoi sulmin e fundit izraelit në një shkollë në Gaza /        Foto: AA

Belgjika dënoi të mërkurën sulmin e fundit izraelit në një shkollë në Gaza dhe përsëriti thirrjet për armëpushim.

“Belgjika dënon sulmin ndaj shkollës në Gaza. Sipas Kombeve të Bashkuara, që nga 4 korriku, ka pasur më shumë se 20 sulme në shkollat ​​që strehojnë persona të zhvendosur, duke vrarë rreth 300 njerëz”, tha Ministria e Punëve të Jashtme belge në rrjetin social X.

Ministra belge bëri thirrje për të ndaluar sulmet "mbi civilët" dhe u theksoi se duhet respektuar e drejta ndërkombëtare humanitare.

“Ne përsërisim thirrjen tonë për armëpushim”, shtoi Ministria.

Të paktën 12 palestinezë u vranë të martën në një sulm ajror izraelit në një shkollë që strehon qindra njerëz të zhvendosur në qytetin e Gazës, tha Agjencia e Mbrojtjes Civile.

Në shkelje të një rezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që kërkon një armëpushim të menjëhershëm, Izraeli është përballur me dënimin ndërkombëtar në mes të ofensivës së tij të vazhdueshme brutale në Rripin e Gazës që nga sulmi i 7 tetorit 2023 nga grupi palestinez Hamas.

Sulmet izraelite në Gaza që atëherë kanë vrarë më shumë se 40,220 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe kanë plagosur më shumë se 92,980, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

Izraeli është akuzuar për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, vendimi i fundit i së cilës urdhëroi Tel Avivin të ndalonte menjëherë një operacion ushtarak në qytetin jugor të Rafahut, ku më shumë se një milion palestinezë kërkuan strehim nga lufta përpara se të sulmohej më 6 maj.

AA