Autoriteteve belge vlerësojnë se janë plotësuar kushtet e nevojshme që në Belgjikë të shpallet një epidemi zyrtare e gripit.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Belgjikës (Sciensano) deklaroi se ka një rritje të shpejtë të rasteve me grip, gjë që vërehet në analizat laboratorike dhe shtrimet në spital, si dhe ekzaminimet nga mjekët.
Në deklaratën e bërë nga instituti theksohet se përveç viruseve të gripit (influenza) dhe bronkitit, janë të shpeshta edhe viruse të tjera që shkaktojnë koronavirus dhe sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes.
Zyrtari i Sciensano-s, Steven Van Gucht, i cili këshillon qeverinë belge në luftën kundër pandemisë së COVID-19, tha: "Ne kemi filluar të shohim raste gripi po aq sa rastet e COVID-19 në spitalet tona. Ka shumë mundësi që rastet e gripit në spital do të tejkalojnë numrin e pacientëve me COVID-19”.
Van Gucht këshilloi të gjithë që të lajnë duart tërësisht, të mbajnë maska në vende të mbushura me njerëz, të qëndrojnë në shtëpi kur janë të sëmurë, të ajrosin hapësirat e mbyllura dhe të marrin vaksinë kundër gripit nëse është e mundur.
Para Belgjikës, u njoftua se kishte epidemi zyrtare të gripit në Gjermani dhe Sllovaki.
Rritet numri i pacientëve në spitale
Raportohet se barra e spitaleve u rrit kur rasteve të shkaktuara nga gripi dhe virusi respirator sincicial (RSV) iu shtuan rastet me COVID-19 në vend.
Thuhet se pranimi i pacientëve në disa spitale u ngadalësua për faktin se një numër i madh i punonjësve shëndetësorë u infektuan me sëmundje të tilla.
Bëhet e ditur se shumë punonjës në spitalin e Universitetit Leuven, një nga universitetet më të mëdha në Belgjikë, janë sëmurë, kështu që janë shtyrë pranimet e pacientëve jo urgjentë.
Mjeku kryesor i spitalit, Gert Van Assche, tha se pas festës së Krishtlindjes, shumë të moshuar kanë filluar të paraqiten në spital me ankesa për infeksione të rrugëve të frymëmarrjes.
“Ne presim një sezon të rëndë gripi”, tha Van Assche, duke shtuar se kjo situatë, e kombinuar me mungesën e personelit, ka krijuar një barrë të madhe në spitale.
5 Jan 2023
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
I zgjedhuri i Trumpit për shef të drejtësisë tërhiqet nga nominimi
Gaetz ishte në Kongresin Amerikan të mërkurën për t’u ulur me senatorët që ishin kyç për konfirmimin e tij për të udhëhequr Departamentin e Drejtësisë por pranoi se emërimi i tij është bërë një “shpërqendrim” për ekipin e tranzicionit të Trumpit.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore