Biden: Do të vazhdoj të punoj për t'i dhënë fund luftës në Gaza / Photo: AA Arkiv / Photo: AA Archive

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden premtoi se "do të vazhdojë të punojë ngushtë me izraelitët dhe palestinezët për t'i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës".

Biden, i cili u tërhoq nga gara presidenciale dhe në vend të tij e emëroi Kamala Harrisin, mori pjesë me telefon në takimin zgjedhor të mbajtur nga Harris në Delaware.

Duke përsëritur mbështetjen e tij për Harrisin, Biden foli edhe për situatën e fundit në Lindjen e Mesme dhe Gaza.

"Do të vazhdoj të punoj ngushtë me izraelitët dhe palestinezët se si mund t'i japim fund luftës në Gaza, të arrijmë paqen në Lindjen e Mesme dhe të sigurojmë që të gjitha pengjet të kthehen në shtëpi", tha Biden.

Mediat izraelite dhe amerikane raportuan se ende është e paqartë nëse Bideni, i cili është i infektuar me COVID-19, do të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili erdh në Uashington.

AA