Biden - Netanyahut: Përfundimi i marrëveshjes për armëpushim është urgjent / Photo: AA

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, në një bisedë telefonike i theksoi kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu "urgjencën për përfundimin e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza".

Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë me shkrim lidhur me bisedimet e kryera mes presidentit amerikan dhe kryeministrit izraelit.

Në njoftim thuhet se "Presidenti theksoi urgjencën për përfundimin e marrëveshjes për armëpushim dhe lirimin e pengjeve dhe vlerësoi bisedimet që do të mbahen në Kajro për eliminimin e pengesave të mbetura".

Ndërkaq, Biden diskutoi me Netanyahun edhe situatën e fundit lidhur me praninë e ushtarëve amerikanë në rajon.

Presidenti Biden bëri të ditur se ShBA-ja do të vazhdojë mbështetjen e saj ushtarake për Izraelin kundër Iranit dhe organizatave me mbështetje iraniane.

Më 15-16 gusht në kryeqytetin e Katarit, Doha, mes Izraelit dhe Hamasit u zhvilluan negociata për shkëmbimin e pengjeve dhe arritjen e armëpushimit në Gaza.

Hamasi ka deklaruar se kryeministri izraelit Netanyahu pengoi arritjen e një marrëveshjeje duke vendosur kushte të reja në negociatat e zhvilluara me ndërmjetësimin e ShBA-së, Egjiptit dhe Katarit.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori i vitit 2023 janë vrarë mbi 40.223 palestinezë, përfshirë të paktën 16.480 fëmijë dhe 10.980 gra ndërsa rreth 93.000 të tjerë janë plagosur.


AA