Mënyra më e mirë për të zgjidhur konfliktin Izrael-Palestinë është zgjidhja me dy shtete, tha presidenti i SHBA-së, Joe Biden gjatë takimit të mbajtur në Kudsin Perëndimor, me kryeministrin e Izraelit, Yair Lapid. Presidenti Biden, paralajmëroi se do të vazhdojnë të punojnë për një paqe të qëndrueshme midis Izraelit dhe Palestinës.
"Izraeli duhet të mbetet një shtet i pavarur, demokratik dhe hebre. Mënyra më e mirë për ta arritur këtë është një zgjidhje me dy shtete ku të dy popujt do të jetojnë krah për krah në paqe dhe siguri", u shpreh Biden.
Krerët e Izraelit dhe SHBA-së, gjatë këtij takimi e nënshkruan “Deklaratën e Partneritetit të Përbashkët Strategjik të Kudsi”, pas të cilës kryeministri Lapid, theksoi se diplomacia nuk do të funksionojë kundër aktiviteteve bërthamore të Iranit.
"Ata duan të shkatërrojnë të vetmin shtet hebre në botë. Këtë nuk do ta lejojmë kurrë. Fjalët nuk do t'i ndalin ata. Zoti president, diplomacia nuk do t'i ndalojë ata. E vetmja gjë që do ta ndalojë Iranin është të dijë se bota e lirë do të përdorë forcën nëse ata vazhdojnë të zhvillojnë programin e tyre bërthamor. E vetmja mënyrë për t'i ndaluar ata është të vendosësh një kërcënim të besueshëm ushtarak në tryezë", tha Lapid.
Presidenti amerikan, Biden, duke përmendur luftën e Rusisë kundër Ukrainës kritikoi presidentin rus, Vladimir Putin.
"Sulmi i Putinit ndaj Ukrainës është një sfidë për paqen dhe stabilitetin në mbarë botën. Lufta e Putinit duhet të jetë një dështim strategjik dhe bota e lirë duhet të mbështesë vendosmërinë tonë për të ndihmuar Ukrainën të arrijë demokracinë. SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën dhe ukrainasit e shkatërruar dhe të zhvendosur nga dhuna ruse”, tha Biden.
Irani, kurrë një fuqi bërthamore
Duke iu referuar aktiviteteve bërthamore të Iranit, Biden tha se kurrë nuk do të lejojnë që "Irani të bëhet një fuqi bërthamore".
"Unë vazhdoj të besoj se diplomacia është mënyra më e mirë për të arritur këtë rezultat. Dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me Izraelin për të kundërshtuar kërcënimet nga Irani në rajon, siç është programi i raketave balistike që mbështet terrorizmin dhe transferimin e armëve te terroristët si Hezbollahu dhe filialet e tyre", tha Biden.
Palestinezët me protesta kundër Biden-it
Një numër i madh palestinezësh organizuan një protestë kundër vizitës së planifikuar të presidentit të SHBA-së, Joe Biden, në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Biden mbërriti dje në Izrael në vizitën e tij të parë që nga zgjedhja e tij në zyrën e presidentit. Siç është planifikuar, Biden sot do të takohet me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas, në qytetin Bethlehem para se të largohet për në Arabinë Saudite.
“Jo politikës së SHBA-së” dhe “Jo vizitës së Biden-it në Palestinë” ishin disa nga pankartat që mbanin protestuesit gjatë tubimit në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor.
“Vizita e Biden-it në qytetin Bethlehem nuk është e mirëpritur dhe ka për qëllim të tregojë mbështetje për Izraelin”, tha para protestuesve Naser Abu Jaish, një nga organizatorët e tubimit.
Ai i bëri thirrje Autoritetit Palestinez, me bazë në Ramallah, të bojkotojë vizitën e presidentit amerikan.
“Administrata e SHBA-së kuurë nuk ka përmbushur ndonjë premtim. Prej tyre dëgjojmë vetëm premtime dhe slogane”, tha Abu Jaish.
15 Kor 2022
Biden:Zgjidhja për konfliktin Izrael-Palestinë, është zgjidhja me dy shtete
Një numër i madh palestinezësh organizuan një protestë kundër vizitës së presidentit të SHBA-së, Joe Biden, në Bregun Perëndimor të pushtuar
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Kryeprokurori i GjNP-së bën thirrje që të zbatohen urdhërarrestet
GjNP-ja nuk ka autoritet për të zbatuar mandatin e saj, por, teknikisht, secili nga 124 shtetet palë në Statutin e Romës duhet ta arrestojë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ish-ministrin Galant dhe kreun e Hamasit, Mohamed Deif.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore