Blinken: Padia për gjenocid kundër Izraelit është e pamerituar / Photo: AA Archive

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë të martën se çështja kundër Izraelit për gjenocid që Republika e Afrikës së Jugut e solli në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) është "e pamerituar dhe e dhimbshme".

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se dosjet po e shpërqendronin botën nga përpjekjet për paqen dhe sigurinë.

"Për më tepër, akuza për gjenocid është e pakuptimtë," tha Blinken në një konferencë shtypi në Tel Aviv, Izrael, si pjesë e turneut të tij të katërt në Lindjen e Mesme pas sulmit të 7 tetorit ndaj Izraelit nga grupi i rezistencës palestineze Hamas.

“Është veçanërisht tronditëse duke pasur parasysh se ata që sulmojnë Izraelin, Hamasin, Hezbollahun, Houthis, si dhe mbështetësi i tyre Irani, vazhdojnë të bëjnë thirrje hapur për shkatërrimin e Izraelit dhe vrasjen masive të hebrenjve”, tha Blinken.

Në fund të dhjetorit, Republika e Afrikës së Jugut paraqiti një kërkesë për fillimin e procedimeve kundër Izraelit para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), duke i kërkuar gjykatës të urdhërojë masa të përkohshme.

Seancat për këtë çështje do të zhvillohen në Hagë këtë javë.

Türkiye, Bolivia dhe Malajzia kanë dërguar tashmë mbështetjen e tyre për këtë rast kundër Izraelit.

TRT Balkan / agjencitë