Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OBI) bëri thirrje të mërkurën për t'i dhënë fund të menjëhershëm "agresionit barbar" të Izraelit kundër popullit palestinez.
Në një deklaratë të lëshuar pas një takimi të jashtëzakonshëm të Komitetit Ekzekutiv të OBI-t, blloku bëri thirrje për heqjen e menjëhershme të rrethimit të Izraelit të Rripit të Gazës.
Organizata ripohoi angazhimin e saj për "të drejtat e patjetërsueshme të popullit palestinez, mbi të gjitha të drejtën e tyre për vetëvendosje dhe kthimin e refugjatëve palestinezë, të drejtën e tyre për pavarësi dhe mishërimin e një shteti të pavarur dhe sovran të Palestinës brenda kufijve të 4 qershorit 1967 me kryeqytetin Kudsinf”.
OBI konfirmoi gjithashtu mbështetjen për "të drejtën legjitime të palestinezëve për vetëmbrojtje përballë agresionit izraelit që synon jetën e tyre, vendet e tyre të shenjta dhe pronën e tyre".
Gaza tashmë po përjeton një krizë të rëndë humanitare pa energji elektrike, ndërsa uji, ushqimi, karburantet dhe furnizimet mjekësore po mbarojnë.
Në sulmin e mbrëmshëm të Izraelit në Spitalin Baptist al-Ahli në Gaza, 471 persona u vranë dhe 342 persona u plagosën, 28 prej tyre në gjendje të rëndë.