Të paktën 6 palestinezë u vranë në sulmin që Izraelit kreu në lagjen Al-Zeitoun në lindje të qytetit të Gazës.
Në një deklaratë nga burimet lokale për AA thuhet se ushtria izraelite kreu sulm ndaj shkollës "Al-Falah" në lagjen Al-Zeitoun.
Në sulm humbën jetën 6 palestinezë dhe shumë të tjerë u plagosën.
Që nga 7 tetori 2023 në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës janë vrarë 44.502 palestinezë, përfshirë rreth 17.492 fëmijë dhe 11.979 gra, ndërsa janë plagosur 105.454 të tjerë.
Nën rrënoja ende ka mijëra të vdekur ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit janë strehuar.
TRT Balkan / agjencitë