Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell i ka cilësuar si "stuhi e përsosur" ndikimet e luftës së Ukrainës në çmimet e energjisë dhe ushqimeve dhe ka deklaruar se një krizë financiare po afron.
Borrell ka kryesuar takimin jozyrtar të ministrave të Jashtëm të BE-së në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) në New York dhe përpara takimit ka bërë një deklaratë për gazetarët.
Ai rikujtoi se në takimet e vitit të mëparshëm të asamblesë kanë biseduar për Afganistanin ndërsa këtë vit do të diskutojnë për luftën në Ukrainë dhe ndikimin e luftës.
"Lufta në Ukrainë nuk është një luftë që ndodh vetëm në Ukrainë", deklaroi Borrell.
Sipas tij, ukrainasit po luftojnë, po bombardohen me raketa, ndërsa pjesa tjetër e botës ndikohet nga rritjet e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve si dhe nga mjedisi i pasigurisë në rritje dhe normat e larta të interesit.
"Këtë mund ta cilësojmë si një stuhi të përsosur ku çmimet e larta të energjisë dhe ushqimeve të shkaktuara nga lufta po formojnë një krizë financiare që afron", tha Borrell.
Po ashtu ai ka informuar se me ministrat e Jashtëm do të diskutojnë për këto çështje dhe se çfarë mund të bëjnë kundër retorikës së Rusisë e cila thekson se këto probleme janë shfaqur për shkak të sanksioneve të BE-së.
Ndryshe ai tha se në agjendën e tyre krahas krizës mes Azerbajxhanit dhe Armenisë janë edhe problemet mes Kirgistanit dhe Taxhikistanit në Azinë e Mesme dhe se pika kryesore e agjendës janë efektet e luftës në Ukrainë.
20 Sht 2022
Borrell: Ukrainasit bombardohen, pjesa tjetër e botës ndikohet nga çmimet
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell ka kryesuar me takimin jozyrtar të ministrave të Jashtëm të BE-së në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) në New York.
AA
Lajme të ngjashme
Qytetarët e nëntë shteteve të BE-së shënuan rënie të të hyrave
Pandemia e COVID-19 ndikoi në kushtet e jetesës në BE. Përveç ndryshimeve në të ardhura, ndryshime të tjera u përjetuan në arsim dhe në kushtet e punës, shëndetin/mirëqenien mendore të njerëzve dhe kushtet e përgjithshme të kujdesit shëndetësor.
Artikujt në këtë kategori
I zgjedhuri i Trumpit për shef të drejtësisë tërhiqet nga nominimi
Gaetz ishte në Kongresin Amerikan të mërkurën për t’u ulur me senatorët që ishin kyç për konfirmimin e tij për të udhëhequr Departamentin e Drejtësisë por pranoi se emërimi i tij është bërë një “shpërqendrim” për ekipin e tranzicionit të Trumpit.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore