Bota e egër në Deltën Kızılırmak, pasuri e provincës Samsun të Türkiyes         / Foto: AA

Llojllojshmëria e kafshëve të egra në Deltën Kızılırmak të provincës veriore turkeSamsun, paraqet një pasuri të rrallë natyrore për vendin.

Kjo zonë, e njohur me diversitetin e pasur të kafshëve të egra, në rrethin Bafra të Samsunit, është një nga ekosistemet ligatinore më tërëndësishme të vendit, e vendosur përgjatë bregut të Detit të Zi.

I emërtuar sipas Lumit Kızılırmak, lumi më i gjatë i Türkiyes, delta mbulon një zonë të gjerë qëpërfshin lumenj, liqene, këneta dhe shtretër kallamishte.

Delta Kızılırmak shërben si një ndalesë kyç nërrugën e migrimit të shpendëve midis Afrikës dhe Eurazisë. Përveç rëndësisë së saj ekologjike, delta është një destinacion i bukur për entuziastët dhe studiuesit e natyrës, duke ofruar mundësi për tëvëzhguar zogjtë, peizazhet piktoreske dhe florën dhe faunën e pasur.

TRT Balkan / agjencitë