Britania mbështet Guterresin, të cilin Izraeli e shpalli “non grata” / Foto: AA

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, njoftoi se vendi i tij vazhdon të mbështesë Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, të cilit Izraeli ia ndaloi hyrjen në vend duke e shpallur "person të padëshiruar".

Në një postim nga X, Lammy theksoi se në një bisedë telefonike të zhvilluar dje me Guterresin diskutuan situatën në Lindjen e Mesme dhe rolin e pazëvendësueshëm të OKB-së në trajtimin e vështirësive në rajon.

"Britania vazhdon ta mbështesë Sekretarin e Përgjithshëm dhe punimet jetike të OKB-së në mbarë botën", deklaroi sekretari Lammy.

Administrata izraelite njoftoi se duke shpallur "person të padëshiruar", ia ka ndaluar hyrjen Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Guterres, i cili bëri thirrje për një ulje urgjente të tensioneve në Lindjen e Mesme.

U pretendua se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në deklaratën e tij më 1 tetor, nuk përmendi emrin e Iranit në lidhje me raketat e lëshuara në Izrael dhe nuk e "dënoi drejtpërdrejt" sulmin e Teheranit.

"Unë dënoj zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme", kishte deklaruar Guterres në pas sulmit raketor të Iranit, duke bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

AA