Qeveria e Netanyahut është një makinë vrasëse. Pas çdo masakre, kjo makineri vrasëse inkurajohet nga vendet perëndimore për të kryer më shumë vrasje me fjalinë “Izraeli ka të drejtë të mbrohet”, shkruan në rrjetin social X, zëdhënësi i Ak Partis, Ömer Çelik.
“Kushdo që thotë thjesht ‘Izraeli ka të drejtë të mbrohet’ pa marrë për bazë ‘të drejtën për jetë’ të gazasve është një nga autorët e këtyre krimeve kundër njerëzimit. Ata që inkurajojnë shkatërrimin e të drejtës së banorëve të Gazës për jetë duke thënë ‘Izraeli ka të drejtë të mbrohet’ pas çdo masakre në të cilën vriten të pafajshëm janë mbështetësit e vërtetë të kësaj makinerie vrasëse”, shprehet Çelik.
Përderisa Netanyahu siç shkruan Çelik ndjek një politikë masakrimi, vendet perëndimore nuk kanë folur kurrë me zë të lartë për të drejtat e njeriut dhe ligjin.
“Përkundrazi, thonë se ‘Izraeli nuk është i lidhur me vija të kuqe’. Ata që thonë ‘Ne nuk i ofrojmë vijë të kuqe Izraelit’ thonë ‘bëni më shumë vrasje’, thotë Çelik.
Barbaria i ka shpallur luftë gjithë njerëzimit.
Lufta nuk është vetëm në Gaza, por në zemër të njerëzimit, thekson tutje Çelik duke komentuar gjendjen aktuale në Gaza.
Kushdo që flet për ‘të drejtën e Izraelit për t'u mbrojtur’ pa përmendur të drejtën e jetës së gazasve është ai që qëndron pas gjuajtësit. Kushdo që thotë ‘Ne nuk i ofrojmë vijë të kuqe Izraelit’ pas vdekjes së fëmijëve të pafajshëm është planifikuesi i vërtetë i luftës kundër njerëzimit’, thotë Çelik.
Sipas tij, zëri i njerëzimit kundër barbarizmit është sërish Türkiye.
“Thirrja e Presidentit tonë për një armëpushim dhe plani i veprimit që ai paraqiti për paqen janë mënyra e vetme për të mbrojtur popullin e pafajshëm të Gazës. Plani i veprimit i shpallur nga Presidenti ynë është baza më e rëndësishme dhe jetike për luftën e njerëzimit kundër barbarizmit dhe mbrojtjen e të pafajshmëve”, thekson ai.
Sulmet e deritanishme izraelite në Gaza kanë lënë pas vete mbi 9.000 civilë të vrarë, prej të cilëve mbi 40 për qind fëmijë.