Që nga fillimi i jetës, delet kanë qënë shumë me vlerë për njerëzimin. Edhe pse bota ka përjetuar shumë zhvillime në shekujt e fundit, delet vazhdojnë të jenë shumë të rëndësishme. Prandaj, ruajtja e deleve vazhdon akoma të jetë një punë e madhe. Edhe pse ka një numër të konsiderueshëm të deleve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka disa vende të tjera ku numri është më i lartë. Kina zotëron më shumë dele se çdo shtet tjetër në botë me një numër që arrin deri në 175 milionë dele brenda kufijve të saj. Numri i deleve në Kinë vazhdon të rritet në të njejtën kohë me zgjerimin e ekonomisë. Kina posedon një numër të deleve sa dyfishi i shtetit në vendin e dytë në këtë listë.
Shtetet me miliona dele
Janë shumë vende të tjera të cilat posedojnë një numër të lartë të deleve. Pas Kinës në renditje vjen Australia. Australia ka rreth 75 milionë dele brenda kufijve të saj. Edhe India ka shumë dele. Në territorin e Indisë ka rreth 54 milionë dele. Edhe shteti i Sudanit ka shumë dele. Brenda këtij territori ekzistojnë/qëndrojnë 52 milionë dele. Edhe pse Irani është i mbyllur mendohet të ketë shumë dele po ashtu. Brenda kufijve të këtij shteti është llogaritur të jenë rreth 50 milionë dele. Pra, siç shihet, delet mund të gjenden në çdo vend të botës dhe në një numër të madh.
Shtetet në ShBA me më shumë dele
Edhe pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë në krye të listës ata kanë një numër të madh të deleve. Pa dyshim, Teksasi ka më shumë dele se çdo shtet tjetër në botë. Është llogaritur që Teksasi ka rreth 735 mijë dele dhe se rritja e tyre është një pjesë e rëndësishme e blegtorisë. Ka dhe disa shtete të tjera që kanë shumë dele po ashtu. Për shembull Kalifornia ka 570 mijë dele në kufijtë e saj, Kolorado vjen më pas në renditje me një numër që arrin në 425 mijë dele. Së fundmi, Wyoming ka shumë dele. Wyoming ka rreth 340 mijë dele. Delet mund të gjenden në çdo pjesë të vendit, por ka disa rajone që kanë më shumë.
Për çfarë përdoren delet?
Delet akoma luajnë një rol kryesor në botë dhe janë të njohura për prodhimin e leshit. Leshi është shumë i rëndësishëm sepse përdoret për të bërë rroba. Tanimë ka një larmishmëri të materialeve që mund të përdoren për të bërë rroba, por leshi është më i njohur për një seri arsyesh. Nuk është shumë I shtrenjtë për t'u bërë, mban shumë ngrohtë dhe mund të ngjyroset në ngjyra të ndryshme. Për këtë arsye edhe pse disa njerëz preferojnë polisterin leshi do të vazhdojë të mbetet një pjesë e rëndësishme e industries tekstile që do të thotë që edhe delet do të vazhdojnë të luajnë një rol të madh në ekonominë globale.