Danimarka: Të imponohet zgjidhja me 2 shtete Izrael-Palestinë / Photo: AA

Danimarka ka përsëritur thirrjen e saj për një ndërhyrje ushtarake ndërkombëtare në Lindjen e Mesme për të imponuar një zgjidhje me dy shtete dhe për të thyer ngërçin e vazhdueshëm.

"Nuk ka asnjë zgjidhje në horizont për atë që ne shohim duke ndodhur atje dhe nuk ka asnjë kuptim t’i lëmë gjërat të vazhdojnë", citoi agjencia daneze e lajmeve Ritzau të ketë thënë kryeministrja Mette Frederiksen.

"Zgjidhja me dy shtete – një izraelit, një palestinez – mund të bëhet vetëm nëse komuniteti ndërkombëtar deklaron, në një moment, se tani duhet ta imponojmë atë me forcë", bëri thirrje kryetarja e shtetit danez.

Muajin e kaluar, në Samitin e OKB-së për të Ardhmen në New York, Frederiksen bëri thirrje gjithashtu për imponimin e zgjidhjes me dy shtete përmes mjeteve ushtarake.


AA