Departamenti Amerikan i Shtetit ia miratoi Türkiyes të premten shitjen në pritje prej 23 miliardë dollarësh të avionëve F-16 dhe seteve të modernizimit, duke i dërguar një njoftim zyrtar Kongresit.
Miratimi erdhi pasi Türkiye paraqiti dokumentet lidhur me protokollin e anëtarësimit të Suedisë në NATO dhe pasi ai u ratifikua të martën nga parlamenti turk.
Türkiye i bëri një kërkesë ShBA-së në tetor 2021 për të blerë avionin e modelit më të fundit F-16 Block 70, si dhe 79 sete modernizimi për të përmirësuar flotën ekzistuese të avionëve F-16 në nivelin Block 70.
Departamenti i Shtetit njoftoi zyrtarisht Kongresin janarin e kaluar për shitjen e avionëve luftarakë F-16, por ligjvënësit kryesorë në Capitol Hill janë zotuar të anulojnë marrëveshjen për shkak të disa kërkesave, duke përfshirë kushtëzimin e blerjes me miratimin e Ankarasë për anëtarësimin e Suedisë në NATO.
Kongresi ka të drejtë të kundërshtojë përcaktimin e Departamentit të Shtetit brenda 15 ditëve për miratimet e shitjes për anëtarët e NATO-s, duke përfshirë Türkiyen, anëtare e aleancës për më shumë se 70 vjet.
Kryetari i Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, Ben Cardin, tha në një deklaratë të premten se do të lejojnë shitjen pas ratifikimit nga Ankaraja të pranimit së Suedisë në NATO.
Anëtari i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë, senatori Jim Risch, në fund të tetorit, tha se do të hiqte dorë nga kundërshtimi i tij ndaj shitjes pasi presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan i dha dritën jeshile anëtarësimit të Suedisë në NATO.