Delegacioni i OKB-së viziton qytetin sirian Idlib, të goditur nga tërmeti.     /Foto: AA

Një delegacion nga Kombet e Bashkuara (OKB) ka vizituar Idlibin për të bërë hetime pas tërmetit shkatërrimtar, raporton Anadolu.

Autokolona me 7 automjete që transporton delegacionin e OKB-së arriti në provincën Idlib në mëngjesin e sotëm përmes Portës Kufitare Bab al-Hawwa, në rrethin Reyhanlı të qytetit turk Hatay.

Sipas informacioneve të marra nga AA nga burime në terren, delegacioni i OKB-së do të takohet me përfaqësues të disa organizatave joqeveritare vendore që ofrojnë ndihmë për të prekurit nga tërmeti në Idlib të Sirisë.

Në Siri, nga tërmetet me qendër në Kahramanmaraş të Türkiyes, të cilësuar si "fatkeqësia e shekullit", humbën jetën të paktën 3.688 persona dhe u lënduan 14.749 persona, më shumë se gjysma e tyre në rajonet nën kontrollin e opozitës.

TRT Balkan / agjencitë