Delegacionet e Rusisë dhe ShBA-së zhvilluan takim prej gjashtë orësh e gjysmë sot në rezidencën e Konsullatës së Përgjithshme të ShBA-së në Istanbul për të diskutuar mbi funksionimin e ambasadave të tyre përkatëse si pjesë e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, thanë burimet.
Takimi filloi në orën 9:50 të mëngjesit me kohën lokale dhe përfundoi në orën 16:20.
Pas seancës, delegacioni rus u largua nga rezidenca, ndërsa nuk u dha asnjë deklaratë.
Takimi i parë ndërmjet delegacioneve të dy vendeve u mbajt më 18 shkurt në Riad të Arabisë Saudite, për t’i diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe përpjekjet për t’i dhënë fund luftës tashmë mbi trevjeçare në Ukrainë.
Ndërkohë, po bëhen përgatitjet edhe për një takim mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij rus Vlladimir Putin.
Türkiye ka përsëritur gatishmërinë e saj për të mbështetur plotësisht përpjekjet e paqes, përfshirë mikpritjen e negociatave.