Të paktën 10 palestinezë, duke përfshirë gra dhe fëmijë, u vranë në një sulm ajror në Gaza të martën.
Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarë okularë dhe burime spitalore, avionët e ushtrisë izraelite kanë shënjestruar banesën e një familjeje palestineze në lagjen Deretz.
Në sulmin, i cili kishte në shënjestër një shtëpi ku jetonte një familje palestineze e zhvendosur me forcë, 10 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, humbën jetën dhe shumë u plagosën.
Dëshmitarët deklaruan gjithashtu se ushtria izraelite ka vazhduar sulmet e saj në spitalin "Kemal Adwan" në Rripin verior të Gazës.
Më shumë se 10 bomba me dronë u hodhën në zonat e spitalit. Si pasojë e shpërthimeve ka rënë zjarr në një godinë që i përket spitalit.
Në sulmin e mbrëmshëm me dron izraelit në spitalin Kemal Adwan, gjeneratorët u goditën, duke shkaktuar një ndërprerje të energjisë dhe duke dëmtuar një njësi të kujdesit intensiv me më shumë se 50 pacientë.