Të paktën 27 persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit që ka ndodhur në një stacion karburantesh mbrëmë në Republikën autonome ruse të Dagestanit.
Kryetari i Republikës autonome të Dagestanit, Sergey Melikov, në një njoftim tregoi se vazhdon trajtimi i personave të plagosur nga shpërthimi i ndodhur mbrëmë në një stacion karburantesh në qytetin Makhachkala.
Ai tha se 27 persona kanë humbur jetën, kurse 102 të tjerë janë plagosur. "Zbardhen shkaqet e tragjedisë. Forcat e rendit po kryejnë një inspektim, rezultatet e të cilit do të garantojnë drejtësinë dhe sigurinë e banorëve të Dagestanit", theksoi ai.
Komiteti hetues i Dagestanit ka filluar një hetim mbi incidentin.
TRT Balkan / agjencitë