Të paktën 16 persona humbën jetën pas dheu rrëshqiti mbi një kamp turistik jashtë kryeqytetit të Malajzisë, Kuala Lumpur, në orët e para të ditës së premte.
Autoritet zyrtare të Majalzisë kanë raportuar se ngjarja ka ndodhur në fermën organike në Batang Kali në shtetin qendror Selangor, rreth 50 kilometra (31 milje) në veri të Kuala Lumpur.
Ministria e Strehimit dhe e Pushtetit Lokal të Malajzisë tha në Twitter: “16 persona janë konfirmuar të vdekur ndërsa 17 të tjerë janë ende të zhdukur”.
Autoritetet kanë ndaluar të gjitha aktivitetet rekreative në natyrë pranë vendit të ngjarjes fatale të
Kryeministri Anëar Ibrahim ka urdhëruar që të gjitha njësitë qeveritare të kryejnë një operacion shpëtimi "të plotë dhe sistematik".
Ministri i Brendshëm i Malajzisë Saifuddin Nasution Ismail u tha gazetarëve në vend se të gjitha aktivitetet rekreative në natyrë rreth Batang Kali janë ndaluar.
"Ne do ta shqyrtojmë këtë (statusin e regjistrimit) më vonë," tha ai, duke shtuar se "Prioriteti ynë është të gjejmë viktimat e mbetura."
Jo zyrtarisht flitet se në kamp kanë qëndruar 94 persona.
“Kishte mundësi që numri të ndryshonte. "(Për shembull) në një familje me pesë anëtarë, ndoshta vetëm gruaja e regjistroi emrin e saj në emër të të tjerëve," shpjegoi ministri.
Disa zyrtarë thanë se "nuk ka asnjë shenjë të ndonjë rrëshqitjeje të afërt pasi nuk kishte rënë shi i madh në zonë për dy ditët e fundit".
16 Dhj 2022
Dhjetëra viktima dhe të zhdukur nga rrëshqitja e dheut në Malajzi
Autoritet zyrtare të Majalzisë kanë raportuar se ngjarja ka ndodhur në fermën organike në Batang Kali në shtetin qendror Selangor, rreth 50 kilometra (31 milje) në veri të Kuala Lumpur.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
I zgjedhuri i Trumpit për shef të drejtësisë tërhiqet nga nominimi
Gaetz ishte në Kongresin Amerikan të mërkurën për t’u ulur me senatorët që ishin kyç për konfirmimin e tij për të udhëhequr Departamentin e Drejtësisë por pranoi se emërimi i tij është bërë një “shpërqendrim” për ekipin e tranzicionit të Trumpit.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore