Është rritur në 34.183 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite vazhdon prej 200 ditësh në Rripin e Gazës.
Në një deklaratë nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza, informohet lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 200 ditësh ndaj Rripit të Gazës.
Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj Rripit të Gazës kanë humbur jetën 32 palestinezë, ndërsa 59 të tjerë janë plagosur.
Ndërsa në sulmet e Izraelit kundër Rripit të Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani numri i personave që kanë humbur jetën ka arritur në 34.183 ndërsa i të plagosurve në 77.143.
Po ashtu, thuhet se numri i personave të vrarë në 10 ditët e fundit në Gaza është 469.
Më tej, theksohet se nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve dhe se ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak se pengohen nga forcat izraelite.