Vullnetarët berberë në rajonin lindor të Ukrainës Donetsk po ofrojnë shërbimet e nevojshme për ushtarët e Brigadës 93 që lufton kundër Rusisë.
Një “sallon” i improvizuar parukerie për meshkuj në ambient të hapur, afër vijës së frontit, u ofron ushtarëve rehati duke i ndihmuar ata të pushojnë, të paktën për një kohë të shkurtër, duke folur, shaka dhe duke dëgjuar muzikë.

Rajoni i Donetskut, pjesë e rajonit të industrializuar, kryesisht rusishtfolës të Donbasit, të cilin Moska e aneksoi vitin e kaluar, është epiqendra e luftës në vazhdim Rusi-Ukrainë që filloi në shkurt 2022.
TRT Balkan / agjencitë