Türkiye synon t’u japë zë të shtypurve, duke avokatuar për heqjen e "bllokave" mendore në mbarë botën, tha kreu i transmetuesit publik turk, Mehmet Zahit Sobaci.
"Arritja jonë shtrihet në gjithë botën me vizionin tonë, 'transmetim të fortë, ndikim të fortë', kështu që të drejtat dhe kauza e të shtypurve dëgjohen," tha drejtori i përgjithshëm i TRT-së Mehmet Zahid Sobaci në një ngjarje në Istanbul të premten.
"Sepse, ne besojmë se bllokadat në mendjen e botës duhet të hiqen," tha Sobaci në Forumin e shtatë vjetor të TRT World-it, organizuar nga transmetuesi publik në gjuhën angleze i Türkiyes.
Duke tërhequr vëmendjen për "mizoritë" e vazhdueshme të Izraelit në Gaza, Sobaci tha se ato përbënin një "gjenocid masiv".
Të paktën 17.487 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 46.480 të tjerë janë plagosur në sulmet e pamëshirshme ajrore dhe tokësore të Izraelit në enklavë që nga 7 tetori.
Izraeli rifilloi ofensivën e tij ushtarake në Gaza më 1 dhjetor pas përfundimit të një armëpushimi njëjavor me grupin palestinez Hamas. Sipas shifrave zyrtare, numri i të vdekurve izraelitë në sulmin e Hamasit është 1.200.
"Vrasësi nuk mund të bëhet viktimë"
Duke akuzuar mediat ndërkombëtare për përpjekje për të "legjitimuar masakrat izraelite", Sobaci pohoi: "Nuk mund të bëhet viktimë nga një vrasës, as vrasës nga një viktimë".
"Ne do t'i paraqesim edhe një herë ndërgjegjes së bashkësisë ndërkombëtare mizoritë e kryera nga Izraeli dhe mizorinë që ka ndodhur në tokat palestineze për dekada," u zotua ai.
Duke nënvizuar se TRT-ja ka një shikueshmëri të larmishme nga vende anembanë botës, Sobaci vuri në dukje se shumë kanë aprovuar mbulimin e saktë të ngjarjeve në Gaza të ofruara nga transmetimet e Türkiyes.
"Njerëzit e ndërgjegjshëm që nuk duan të marrin pjesë në këtë faqe të errët të historisë, forcohen nga zëri dhe qëndrimi i Türkiyes," tha ai.
Duke shtuar se Türkiye "gjithmonë ngrihet kundër shtypjes dhe qëndron pranë të shtypurve", ai i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të pranojë ashpërsinë e situatës në Gaza.
Ndërsa Forumi i TRT World vazhdon, pjesëmarrësit nga Türkiye dhe e gjithë bota pritet të përfshihen në diskutime gjithëpërfshirëse mbi tema të ndryshme, duke pasqyruar temën e ngjarjes "Të lulëzojmë së bashku: Përgjegjësitë, veprimet dhe zgjidhjet".