Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) nënshkruan një marrëveshje të dielën për fillimin e shërbimit të "taksisë ajrore" deri në vitin 2026.
Kështu, Dubai do të bëhet qyteti i parë në botë me një shërbim taksie elektrike ajrore komerciale në mbarë qytetin.
Agjencia zyrtare e Lajmeve të Emirateve (WAM) njoftoi në X se taksia ajrore Joby Aviation S4 është projektuar për të akomoduar një pilot dhe katër pasagjerë dhe ka zero emetime operative.
Taksia, me një distancë maksimale fluturimi prej 161 kilometrash dhe shpejtësi maksimale prej 320 kilometrash në orë, do të nisë në katër lokacione kryesore: afër Aeroportit Ndërkombëtar të Dubait, zonën në qendër të qytetit, Marina e Dubait dhe Palm Jumeirah.
Koha e udhëtimit midis Aeroportit Ndërkombëtar të Dubait dhe Palm Jumeirah, e cila aktualisht zgjat 45 minuta me makinë, do të reduktohet në 10 minuta me "taksinë fluturuese", thuhet në deklaratë.