Pjesëmarrësit e samitit të klimës COP28 në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) të mërkurën ranë dakord për një projektmarrëveshjeje përfundimtare, e cila kërkon nga vendet që të parat të largohen nga lëndët djegëse fosile për të shmangur ndikimet më të këqija të ndryshimeve klimatike.
COP28 filloi në Dubai të EBA-së më 30 nëntor dhe ishte planifikuar të mbyllej në mbrëmjen e 12 dhjetorit, por pasi negociatat nuk u mbyllën seanca përfundimtare pritet të zhvillohet sot më vonë.
"Përfaqësuesit nga 197 vende, përveç Bashkimit Evropian, në COP28 miratuan të mërkurën 'Konsensusin e Emirateve të Bashkuara Arabe' mbi ndryshimet klimatike", tha agjencia shtetërore e lajmeve e EBA-së WAM.
Teksti i projektmarrëveshjes përfundimtare përmban 196 nene në 21 faqe, shtoi WAM.
Drafti i marrëveshjes, e përshkruar si një marrëveshje historike, pritet të shënojë për herë të parë që vendet bien dakord në një samit të OKB-së për klimën për të trajtuar në mënyrë eksplicite lëndët djegëse fosile dhe nevojën për t'u larguar nga nafta, gazi natyror dhe qymyri për të kufizuar ngrohjen globale.