Dy terroristë të PKK/YPG-së janë neutralizuar në veri të Sirisë /         Foto: AA

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Türkiyes njoftoi të hënën se dy terroristë të PKK/YPG-së u neutralizuan në veri të Sirisë.

"Forcat tona të armatosura heroike turke vazhdojnë operacionet e tyre kundër terroristëve të PKK/YPG-së në veri të Sirisë. Dy terroristë të PKK/YPG-së të zbuluar në zonën e operacionit "Dega e Ullirit" janë neutralizuar", thuhet në deklaratë.

PKK-ja është organizatë separatiste dhe terroriste që është në listën e grupeve terroriste në Türkiye, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë fushatës terroriste dhjetëvjeçare kundër Türkiyes, terroristët e PKK-së kanë vrarë të paktën 40.000 njerëz. YPG-ja është një degë e organizatës terroriste PKK që vepron në Siri.

Që nga viti 2016, forcat turke kanë nisur tre operacione të suksesshme anti-terroriste në zonën kufitare në veri të Sirisë. Operacionet "Mburoja e Eufratit" (2016), "Dega e Ullirit" (2018) dhe "Burimi i Paqes" (2019) i dhanë fund pushtimit terrorist të një zone më të gjerë në veri të Sirisë dhe parandaluan planin e terroristëve të YPG/PKK-së për të krijuar një korridor terrorist.

AA