Një mision nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) do të vizitojë centralin bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë këtë javë, njoftoi kreu i agjencisë, Rafael Mariano Grossi.
"Erdhi dita, Misioni i Mbështetjes dhe Ndihmës së @IAEAorg në Zaporizhzhya (ISAMZ) tani është në rrugën e tij. Ne duhet të mbrojmë sigurinë e objektit më të madh bërthamor të Ukrainës dhe Evropës", shkroi Grossi në Twitter.
Termocentrali më i madh bërthamor në Evropë është sulmuar disa herë, i cili është nën kontrollin e Moskës që nga fillimi i luftës së nisur nga Rusia, duke ngritur shqetësimet për një katastrofë bërthamore.
OKB-ja javën e kaluar tha se përgatitjet ishin duke u zhvilluar për të dërguar një ekip nga mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së për inspektim në central, në pritje të miratimit dhe garancive të sigurisë nga të dyja palët.
Vendimi erdhi pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, i kërkoi IAEA-së të kishte një prani të përhershme të ekspertëve në central derisa Kievi të rimarrë kontrollin.