Eksperti për terrorizmin në Universitetin Norvegjez të Mbrojtjes, Magnus Ranstorp tha se "Suedia ka qenë strehë për terroristët për 30 vite”.
Ranstorp në një deklaratë për gazetën suedeze "Aftonbladet", foli për memorandumin trepalësh që Türkiye, Finlanda dhe Suedia nënshkruan më 28 qershor në Samitin e NATO-s në Madrid.
Ai theksoi se prej 30 vitesh është ekspert për terrorizmin. "Gjatë kësaj periudhe Suedia ka qenë strehë për terroristët. Ka qenë fitimprurëse për terroristët. Fituan para, kryen punët e tyre pa u shqetësuar. Türkiye, shumë herë i ka kërkuar Suedisë që të jetë e qartë në luftën e saj kundër terroristëve në territorin e saj. Türkiye ka pjesërisht të drejtë në këtë çështje", tha Ranstorp.
Duke i dhënë të drejtë Türkiyes edhe për kundërshtimin e saj ndaj aktiviteteve terroriste në Evropë, Ranstorp tërhoqi vëmendjen se Türkiye ka të drejtë që ankohet për aktivitetet e grupeve terroriste në shumë vende të Evropës ashtu si në Suedi.
"Do të duhet kohë që pjesëmarrja në organizatë terroriste të konsiderohet krim në Suedi. Është mbetur shumë vonë në marrjen e masave", potencoi ndër të tjera Ranstorp.
Ndryshe, presidenti Recep Tayyip Erdoğan në takimin e fundit me kryeministrin e Suedisë, Ulf Kristersson, tha se organizatat terroriste duhet të parandalohen nga shfrytëzimi i mjedisit demokratik të Suedisë.
10 Nën 2022
Eksperti norvegjez: Suedia ka qenë strehë për terroristët për 30 vite
Presidenti Recep Tayyip Erdoğan në takimin e fundit me kryeministrin e Suedisë, Ulf Kristersson, tha se organizatat terroriste duhet të parandalohen nga shfrytëzimi i mjedisit demokratik të Suedisë.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.