Mbi 500 ekstremistë të krahut të djathtë kërkohen në Gjermani, njoftoi sot ministria e Brendshme e këtij vendi.
Duke iu përgjigjur pyetjes parlamentare të Partisë së Majtë, ministra theksoi se deri në 568 ekstremistë të krahut të djathtë, përfshirë 145 persona që kryen krime të dhunshme, janë kërkuar nga Gjermania që nga 31 marsi.
Të paktën 79 nga të kërkuarit janë larguar nga vendi, shtoi ministria.
Sipas një raporti të vitit 2021 nga shërbimi i Brendshëm Gjerman i Inteligjencës (BfV) ka rreth 33.900 ekstremistë të krahut të djathtë në Gjermani, nga të cilët 13.500 janë "të dhunshëm".
Raporti vuri në dukje se ekstremistët e djathtë u rritën me 1.8 për qind në krahasim me vitin 2020, niveli më i lartë që nga mbajtja e statistikave.
Vitet e fundit, ky vend ka qenë dëshmitar i rritjes së racizmit dhe ksenofobisë të nxitur nga propaganda e grupeve të ekstremit të djathtë, antisemitë dhe anti-muslimanë, përfshirë partinë kryesore opozitare Alternativa për Gjermaninë ose AfD.
Grupet e të drejtave të njeriut kanë kritikuar prej kohësh autoritetet për nënvlerësimin e kërcënimit dhe mos hetimin serioz të krimeve të kryera nga neo-nazistët.
Sulmet mbi xhamitë nuk hetohen plotësisht
Një vërejtje të të tillë deri te organet e rendit në Gjermani, e ka parashtruar edhe Grupi për të Drejtat e Njeriut – Brandeilig, sipas të cilit nga viti 2014 e deri në vitin 2022 janë regjistruar mbi 800 sulme xhamitë. Ata kanë shprehur shqetësimin se në të shumtën e rasteve dhuna nuk është hetuar plotësisht. Për këtë i kanë akuzuar neo-nazistët, por jo vetëm. Mos zbulimi i këtyre rasteve siç shprehen ata i ka nxitur sulmet e ardhshme të neo-nazistëve mbi faltorët e muslimanëve.
28 Qer 2022
Ekstremistët e djathtë e sfidojnë Gjermaninë, 500 prej tyre në kërkim
Aktivistët për të drejtat e njeriut prej kohësh kanë adresuar kritika ndaj autoriteteve gjermane për nënvlerësimin e kërcënimit nga neo-nazistët
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore