Ekstremisti i njohur për djegien e Kuranit vritet në Suedi

Ekstremisti i njohur për djegien e Kuranit vritet në Suedi

38-vjeçari Momika u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Södertälje.
Ekstremisti i njohur për djegien e Kuranit vritet në Suedi / Foto: AA

Salwan Momika, një ekstremist i njohur për djegien publike të kopjeve të librit të shenjtë mysliman, Kuranit, u vra mbrëmë në banesën e tij në Suedi, njoftuan mediat lokale.

38-vjeçari Momika u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Södertälje pasi u qëllua me armë zjarri dhe policia deri më tani ka arrestuar pesë të dyshuar, raporton transmetuesi publik suedez SVT.

Policia ka konfirmuar se personi ka vdekur dhe se po hetohet për vrasjen.

Sipas informacioneve që po hetohen nga autoritetet, Momika dyshohet se ka transmetuar drejtpërdrejt të dyshuarin për vrasjen përmes rrjeteve sociale.

Momika, një i krishterë me origjinë nga Iraku, mori leje qëndrimi në Suedi në vitin 2021 dhe që atëherë është bërë i njohur për organizimin e një serie djegiesh publike të kopjeve të Kuranit në gjithë vendin nordik.

AA
Kjo faqe përdor cookies. Duke vazhduar të shfletoni faqen, ju pranoni përdorimin e cookies.Politika e Cookies
Pranoj