Erdoğan zhvillon bisedë telefonike me kryeministrin e Malajzisë me rastin e Bajramit       / Foto: AA

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar bisedë telefonike me kryeministrin e Malajzisë, Anwar Ibrahim.

Sipas deklaratës së Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Erdoğan gjatë bisedës deklaroi se festa e Bajramit ishte e hidhur për shkak të shtypjes izraelite në Gaza, dhe uroi që Bajrami të sjellë paqe dhe begati në botën islame.

Presidenti Erdoğan ka uruar kryeministrin e Malajzisë dhe gjithë popullin malajzian për festën e Bajramit të Kurbanit.

TRT Balkan / agjencitë