Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij azerbajxhanas, Ilham Aliyev, bashkërisht kanë përuruar një aeroport të ri në një rajon të çliruar nga pushtimi armen.
Erdoğan është kreu i parë i një shteti të huaj që zbarkoi në Aeroportin Ndërkombëtar Zangilan, respektivisht në aeroportin e dytë të Azerbajxhanit në territoret e rifituara nga Armenia gjatë luftës së Karabakut në vitin 2020.
Në muajin tetor të vitit 2021, presidenti Erdoğan e shoqëroi presidentin Aliyev në hapjen zyrtare të Aeroportit Ndërkombëtar Fuzuli.
Gjatë vizitës njëditore të presidentit Erdoğan në Azerbajxhan, dy presidentët do hedhin themelin edhe për projekte të reja për zhvillimin e rajonit.
Më vonë, Erdoğan dhe Aliyev do të zhvillojnë bisedime për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe hapat për të rritur bashkëpunimin. Ata gjithashtu do të shkëmbejnë mendime për zhvillimet aktuale rajonale dhe globale.
Në fillim të këtij muaji, Erdoğan, Aliyev dhe kryeministri armen, Nikol Pashinyan, zhvilluan një bisedë të shkurtër para samitit të Komunitetit Politik Evropian në kryeqytetin çek Pragë.
Pas takimit, Erdoğan tha se Ankaraja dëshiron të përmirësojë lidhjet midis tre vendeve dhe të zgjidhë çështjet e pazgjidhura.
20 Tet 2022
Erdoğan dhe Aliyev përurojnë aeroportin Zangilan
Gjatë vizitës njëditore të presidentit Erdoğan në Azerbajxhan, dy presidentët do hedhin themelin edhe për projekte të reja për zhvillimin e rajonit.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.