Erdoğan dhe Meloni diskutojnë zhvillimet e fundit në Siri           / Foto: AA

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, gjatë një bisede telefonike kanë diskutuar zhvillimet e fundit në Siri.

Drejtoria e Komunikimit e Türkiyes njoftoi se dy liderët trajtuan edhe çështjet rajonale dhe globale.

Presidenti Erdoğan i tha kryeministres Meloni se agresioni izraelit në Siri minon stabilitetin e vendit të shkatërruar nga lufta, si dhe theksoi urgjencën e çlirimit të Sirisë nga terrorizmi.

Presidenti turk theksoi se zhvillimet e fundit kanë vërtetuar politikën humanitare dhe të ndërgjegjshme të Türkiyes në Siri. Ai përsëriti angazhimin e Ankarasë për paqen, lirinë, dialogun dhe drejtësinë.

Presidenti turk theksoi gjithashtu rëndësinë e mbrojtjes së integritetit territorial të Sirisë dhe arritjes së stabilitetit të qëndrueshëm në rajon.

Bashar Asad, udhëheqësi i Sirisë për pothuajse 25 vjet, iku në Rusi pasi grupet kundër regjimit morën kontrollin e Damaskut të dielën, duke i dhënë fund sundimit të Partisë Baath, e cila ka qenë në pushtet në Siri që nga viti 1963.

TRT Balkan / agjencitë