Erdoğan do të takohet me Zelensky dhe Guterres në Ukrainë.     Foto: Reuters

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) Antonio Guterres tha se do të takohet me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në qytetin ukrainas të Lviv më 18 gusht.
Më 20 gusht, pas një takimi me presidentët e Türkiye-s dhe Ukrainës, Guterres do të vizitojë Qendrën e Përbashkët të Koordinimit (JCC) në Istanbul, e krijuar si pjesë e marrëveshjes historike për të mbikëqyrur marrëveshjen për rivendosjen e furnizimeve të grurit të Ukrainës.
Nëpërmjet ndërmjetësimit të Türkiye-s dhe Kombeve të Bashkuara, Ukraina dhe Rusia nënshkruan një marrëveshje më 22 korrik në Istanbul për të rivendosur dërgesat e grurit ukrainas nga tre porte të Detit të Zi.
Sipas marrëveshjes, u krijua një qendër koordinimi për të kryer inspektime të përbashkëta në hyrje-daljet e porteve, duke garantuar sigurinë e rrugëve. Anija e parë lundroi më 1 gusht.
Qendra e Përbashkët Koordinuese në Stamboll filloi funksionimin zyrtarisht më 27 korrik dhe përbëhet nga përfaqësues të tre vendeve dhe të Kombeve të Bashkuara.
Si rezultat i marrëveshjes, që nga lundrimi i parë më 1 gusht, deri më tani gjithsej 21 anije me grurë janë larguar nga portet e Ukrainës.

AA