Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka njoftuar se droni luftarak ajror turk i gjeneratës së re “ANKA III” ka kryer fluturimin e tij të parë.
Sipas prodhuesit të dronit, Industrisë Turke të Hapësirës Ajrore (TUSAŞ), “ANKA III” është një sistem që është më i shpejtë falë motorit të tij reaktiv, ka një kapacitet të lartë të mbajtjes së ngarkesës dhe është më pak i dukshëm në radar me strukturën e tij pa bisht. “Shpresojmë se avioni ynë do të japë një kontribut të fortë në mbrojtjen e vendit tonë me teknologjitë, dizajnin dhe veçoritë e tij të avancuara”, shkroi presidenti Erdoğan në platformën sociale X.
Mjeti ajror luftarak pa ekuipazh ofron misione të ndryshme si në zbulim, vëzhgim dhe inteligjencë, me municione ajër-tokë dhe ajër-ajër, si dhe me sisteme radari.
Droni do të jetë në gjendje të kryejë shumë detyra të tilla si funksionimi dhe stafeta e komunikimit së bashku me elementë të tjerë miqësorë.
Shpejtësia maksimale e tij është 0,7 mak (mach), respektivisht rreth 864 km, ndërsa lartësia maksimale është rreth 12 kilometra.