Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij francez Emmanuel Macron zhvilluan një bisedë telefonike të martën duke u fokusuar në marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale kyç, veçanërisht Sirinë.
"Gjatë bisedës u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe Türkiye-Francë, si dhe çështje rajonale dhe globale", tha Drejtoria Turke e Komunikimeve në X.
Erdoğan e shprehu miratimin e tij për "vendimin e Francës për rihapjen ambasadën e saj në Siri", duke e quajtur atë një hap pozitiv për angazhimin ndërkombëtar në rajon, tha drejtoria turke e komunikimeve.
Türkiye gjithashtu rihapi së fundmi ambasadën e saj në Damask, kryeqytetin e Sirisë, pas rënies së regjimit të Asadit më 8 dhjetor.
Të dy udhëheqësit trajtuan gjithashtu "integritetin territorial dhe sovranitetin e Sirisë" në epokën pas Asadit, me çka Erdoğan e theksoi rëndësinë e ruajtjes së të dyjave.
Ai theksoi përpjekjet e vazhdueshme për ta lehtësuar kthimin e refugjatëve sirianë në atdheun e tyre, duke bërë thirrje për "bashkëpunim ndërkombëtar" për të siguruar "kushte të qëndrueshme" për qëndrimin e tyre dhe për t'i mbështetur "përpjekjet jetike për rindërtim dhe rigjallërim" në Siri.