Erdoğan e Starmer diskutuan raportet dypalëshe, çështje rajonale e globale / Photo: AA

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministri britanik Keir Starmer diskutuan të martën për marrëdhëniet dypalëshe si dhe për çështje rajonale dhe globale, njoftoi Drejtoria e Komunikimeve e Türkiyes.

Erdoğan u takua me Starmerin në Baku, Azerbajxhan në margjinat e Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP29) të liderëve botërorë.

“Presidenti Erdoğan deklaroi se do të vazhdojnë përpjekjet për të zhvilluar marrëdhëniet midis Türkiyes dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe për të rritur vëllimin e tregtisë”, tha drejtoria në rrjetin social X.

Udhëheqësi turk deklaroi se përpjekjet e Ankarasë për t'u dhënë fund konflikteve në rajon, veçanërisht në Ukrainë, Liban dhe Palestinë, janë të vazhdueshme. Në takim morën pjesë edhe ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan, si dhe zyrtarë të Drejtorisë së Komunikimeve të Türkiyes.

Konferenca e njëzetenëntë e Konventës Kuadër të OKB-së për Ndryshimet Klimatike (UNFCCC) filloi në Baku të hënën, duke mbledhur së bashku liderë botërorë, politikëbërës dhe aktivistë për të diskutuar zgjidhjet për krizën në rritje të klimës.

AA