Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi takim kokë më kokë me homologun nga Azerbejxhani, Ilham Aliyev, gjatë vizitës së tij njëditore në Azerbejxhan.
Pas takimit, Presidenti Erdoğan tha se marrëdhëniet e Türkiye-s dhe Azerbejxhanit me Armeninë janë në proces normalizimi, megjithatë “shkatërrimi i Karabakut gjatë okupimit të Armenisë duhet të sillet para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”.
Presidenti turk shtoi se “nuk ka nevojë për frikë” lidhur me hapjen e korridorit Zangezur, që kalon përmes Azerbejxhanit dhe rajonit autonom të Nakhchivan-it.
Presidenti i Azerbejxhanit, Ilham Aliyev, tha se ata që duan t’u bëjnë padrejtësi atyre duhet ta kenë parasysh aleancën mes Türkiye-s dhe Azerbejxhanit.
Ai falënderoi Erdoğanin për mbështetjen e vazhdueshme dhe tha se presidenti turk qëndron pas sukseseve të Türkiye-s në arenën ndërkombëtare.
“Türkiye po realizon projekte të mëdha. Ka rol aktiv në rajon. Është qendër e rëndësishme e pushtetit në botë. Të gjithë duhet ta dinë se pas këtyre sukseseve qëndron Recep Tayyip Erdogan”, tha Aliyev.
Erdoğan nga ana tjetër paralajmëroi se mbështetja turke për Azerbejxhanin do të vazhdojë në të gjitha fushat, sidomos agrikulturën, energjinë e gjelbër dhe qytetet smart.
Gjatë qëndrimit në Azerbejxhan, Erdoğan mori pjesë në përurimin e aeroportit Zangilan, në një rajon të çliruar nga pushtimi armen.
20 Tet 2022
Erdoğan: GjND-ja të gjykojë shkatërrimin e Karabakut
Presidenti i Azerbejxhanit, Ilham Aliyev, tha se ata që duan t’u bëjnë padrejtësi atyre, duhet ta kenë parasysh aleancën mes Türkiye-s dhe Azerbejxhanit.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore