Erdoğan i bën thirrje Izraelit të ndalë sulmet kundër Gazës. \Foto: AA

Presidenti i Türkiyes Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se bombardimet gjithnjë në rritje të Izraelit kundër Gazës dhe që u intensifikuan mbrëmë kanë vendosur sërish në shënjestër gratë, fëmijët dhe civilët e pafajshëm si dhe thelluan krizën humanitare që përjetohet.

Nëpërmjet një postimi nga llogaria e tij në rrjetet sociale, presidenti Erdoğan tha: "Bombardimet gjithnjë në rritje të Izraelit kundër Gazës dhe që u intensifikuan mbrëmë vendosën sërish në shënjestër gratë, fëmijët dhe civilët e pafajshëm si dhe thelluan krizën humanitare që përjetohet. Izraeli duhet të dalë menjëherë nga kjo gjendje çmendurie dhe të ndalë sulmet e tij".

"Ftoj të gjithë vëllezërit dhe motrat e mia në Tubimin e Madh për Palestinën që do mbahet sot në aeroportin Atatürk në Istanbul, ku do t'i bëjmë këto thirrje më të forta dhe ku do të brohorasim se ndodhemi pranë popullit të Palestinës dhe kundër persekutimit izraelit", tha në postimin e tij presidenti Erdoğan.

AA